إِذْ يُرِيكَهُمُ اللَّهُ فِي مَنَامِكَ قَلِيلًا ۖ وَلَوْ أَرَاكَهُمْ كَثِيرًا لَفَشِلْتُمْ وَلَتَنَازَعْتُمْ فِي الْأَمْرِ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ سَلَّمَ ۗ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
Sherif Ahmeti
Dhe (përkujto) kur All-llahu t’i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t’i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindehsit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç’mbajnë kraharorët (zemrat).
Feti Mehdiu
Kur All-llahu, t’i dëftoi në ëndërr ata si pakicë, por sikur t’i paraqiste si shumicë, ju do të dëshironit dhe do të polemizonit për çështjen, por All-llahu ju shpëtoi. Ai e di mirë çka ka në krahëror të gjithkujt.
Efendi Nahi
(Kujtoje) kur Perëndia në ëndërr të tregoi se ata (armiqët) janë pak, e sikur të tregonte që ata janë shumë, ju do të frikësoheshit dhe do të grindeshit për këtë çështje, por Perëndia ju shpëtoi. Ai di se çka keni në zemrat tuaja.