لِيُنْفِقْ ذُو سَعَةٍ مِنْ سَعَتِهِ ۖ وَمَنْ قُدِرَ عَلَيْهِ رِزْقُهُ فَلْيُنْفِقْ مِمَّا آتَاهُ اللَّهُ ۚ لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا مَا آتَاهَا ۚ سَيَجْعَلُ اللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍ يُسْرًا
Sherif Ahmeti
Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
Feti Mehdiu
Ai që ka, le të shpenzojë sipas pasurisë së vet, por edhe si që është në skamje le të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, sepse All-llahu nuk ngarkon askë më tepër se sa i ka dhënë. All-llahu me siguri pas një vështirësie bën lehtësimin.
Efendi Nahi
Le të shpenzojë pasaniku sipas pasurisë që ka, por ai që ekonomikisht ka mungesa, le të shpenzojë nga e dhëna e Perëndisë; Perëndia nuk e ngarkon askë (më tepër) se sa i ka dhënë. Perëndia, me siguri, pas vështirësisë – sjell lehtësi.